Aktualitet

Bozdo për përjashtimin nga PD: Duhet reflektim, 8 janari nuk ishte për të marrë partinë!

Shkruar nga Liberale
Bozdo për përjashtimin nga PD: Duhet reflektim, 8 janari nuk ishte

I ftuar në ‘Frontline’ në ‘News24’, Eno Bozdo foli për përjashtimet e anëtarëve dhe deputetëve në Partinë Demokratike.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Marsela Karapanço, Bozdo tha se PD sot ndodhet në një krizë të thellë dhe se në këtë situatë është domosdoshmërisht e nevojshme të bëhet një reflektim i thellë i të gjithë atyre që ndikojnë drejtpërdrejtë në fatin e PD.

Ndërsa u ndal edhe tek protesta e 8 janarit, Bozdo tha se askush nuk ka menduar të marrë partinë me forcë, ndërsa u shpreh i keqardhur për të gjithë situatën, por sipas tij në një vend ku të mbyllin dyert edhe zemërimi ishte i pritshëm të ishte i lartë.

'Përtej shakasë besoj se duhet të jetë një periudhe reflektimi jo vetëm për mua për të gjithë ata që ndikojnë në fatin e PD. A kemi vullnet të mjaftueshëm t’i japin kësaj krize një zgjidhje. Sot kriza është shumë e thellë. Unë besoj që shumica e demokratëve duan ta shohin PD në ditë shumë më të mira. Demokratët kanë të drejtë të votojnë dhe të zgjedhin kryetarin e tyre. 8 janari nuk ishte marrja e partisë. Askush nuk ka menduar që partia merret me forcë dhe për këtë u bë edhe Kuvendi. U tentua të hyhej brenda ambienteve të PD pasi njerëzit ishin përzënë me dhunë. Atje shkoje trokisje dhe dyert ishin të mbyllura. Këta kanë vendosur të jenë diku. Selia ishte kthyer në një vend që dyert mbylleshin. Sa kohë dyert blindohen mund të përdoren mjete të tilla pa dëmtuar njeri për të hyrë atje’, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH