Bota

Vuçiç falënderon Zelenskyn për mosftesën e Kosovës në samit: Gjesti më i mirë për Serbinë

Shkruar nga Liberale.al

Vuçiç falënderon Zelenskyn për mosftesën e

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se pati takime shumë të suksesshme gjatë pjesëmarrjes në Samitin Ukrainë–Evropa Juglindore, të mbajtur në qytetin ukrainas të Odesës.

Ai falënderoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për “respektimin e integritetit territorial të Serbisë”, duke iu referuar mosftesës së përfaqësuesve të Kosovës në këtë samit dhe qëndrimit të Ukrainës për mosnjohjen e saj.

“Faleminderova mikpritësin tonë, presidentin Zelensky, për respektimin e Kartës së OKB-së dhe integritetit territorial të Serbisë. Siç e patë, nuk kishte asnjë përfaqësues nga Prishtina”, tha Vuçiç, duke e cilësuar këtë si një gjest shumë pozitiv për Serbinë.

Nga ana tjetër, edhe presidenti ukrainas Zelensky falënderoi Vuçiçin për mbështetjen dhe për iniciativën e Serbisë për ndihmë në rindërtimin e vendbanimeve ukrainase. Ai e quajti takimin me Vuçiçin një “formë bashkëpunimi vërtet efektive”.

Vuçiç gjithashtu u shpreh se pjesëmarrja e tij në këtë samit nuk është një sinjal kundër Rusisë, duke reaguar ndaj zërave kritikë në Serbi. Ai sqaroi se Serbia nuk e ka nënshkruar deklaratën për dënimin e agresionit rus në Ukrainë, duke qëndruar neutrale edhe në këtë rast.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH