Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur një tjetër deklaratë të fortë, këtë herë në drejtim të miliarderit Elon Musk, duke e paralajmëruar për pasojat nëse vendos të mbështesë financiarisht kandidatët demokratë në zgjedhjet e ardhshme.
Në një intervistë për NBC News, Trump u pyet për marrëdhënien e tij me CEO-n e Tesla dhe X (ish-Twitter), dhe u shpreh prerë se nuk ka asnjë interes për të komunikuar apo për të riparuar raportin mes tyre.
“Nuk kam asnjë arsye të flas me të. Nuk dua. Dhe nëse ai zgjedh të financojë demokratët, do të duhet të paguajë pasoja shumë të rënda,” tha Trump, pa dhënë më shumë detaje se çfarë nënkuptonte me “pasoja”.
Deklarata e ish-presidentit vjen në një moment kur Elon Musk është shfaqur më i përmbajtur politikisht në publik, duke lëvizur mes deklaratave që kritikojnë si demokratët, ashtu edhe republikanët, por me ndikim të madh financiar në skenën politike amerikane.