Në një konferencë të përbashkët me kancelarin gjerman, ish-presidenti amerikan Donald Trump ka bërë disa deklarata të forta dhe të diskutueshme në lidhje me luftën në Ukrainë. Ai e krahasoi konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës me një zënkë mes “dy fëmijëve që luftojnë në një park”, duke sugjeruar se ndonjëherë është më mirë të lejosh një përplasje të ndodhë përkohësisht, në vend që të ndërhysh menjëherë.
“Është e vështirë të ndalosh një luftë kur ka kaq shumë armiqësi mes dy vendeve dhe liderëve të tyre,” tha Trump, duke iu referuar presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ai e portretizoi situatën si të ngarkuar emocionalisht dhe politike, duke lënë të kuptohet se zgjidhja nuk është e thjeshtë.
I pyetur mbi qëndrimin e tij për sanksione të reja ndaj Rusisë, Trump u shpreh se nuk e përjashton një reagim të ashpër nëse situata përshkallëzohet më tej: “Kur ta shoh momentin që nuk do ndalet, do reagojmë ashpër. Mund të jetë përgjigje kundër dy vendeve. Duhen dy për të kërcyer tango,” tha ai, duke lënë të kuptohet se faji, sipas tij, nuk qëndron vetëm në një anë.