Bota

Ministri i Jashtëm izraelit viziton Berlinin, në fokus bisedimet për situatën në Gaza

Shkruar nga Liberale.al

Ministri i Jashtëm izraelit viziton Berlinin, në fokus bisedimet

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, u takua në Berlin me homologun e tij gjerman, Johann Wadephul. Takimi erdhi një ditë pasi Gjermania premtoi të dërgonte më shumë armë në Izrael, edhe pse ka thirrje ndërkombëtare për ndalim të dërgesave të armëve.

Gjatë një konference për shtyp, ministri gjerman Wadephul kritikoi Izraelin për veprimet e tij në Rripin e Gazës dhe kërkoi që të lejohet ndihma humanitare në Gaza pa kufizime, sipas ligjit ndërkombëtar. Ai gjithashtu u shpreh kundër vendbanimeve të reja izraelite në Bregun Perëndimor, duke thënë se ato janë të paligjshme.

Nga ana tjetër, Saar i kërkoi Gjermanisë të mbështesë një fondacion të ri që shpërndan ndihma humanitare në Gaza. Ky fondacion, i quajtur Fondacioni Humanitar i Gazës, është i mbështetur nga Izraeli dhe SHBA-ja dhe synon të shpërndajë ndihma duke shmangur agjencitë tradicionale të OKB-së. Saar tha se kjo mënyrë mund të ndihmojë që ndihmat të mos përvetësohen nga Hamasi, organizatë e njohur si terroriste nga Gjermania, BE-ja, SHBA-të dhe disa vende të tjera.

Ai shtoi se ky fondacion mund të ndihmojë popullsinë palestineze dhe të ndihmojë në përfundimin e konfliktit.

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH