“Npër gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!”
Janë vargjet magiike të Gjergj Fishtës të cilat tregojnë se edhe sot e kësaj dite fqinjët tanë tmerrohen prej saj.
Shkodran Tolaj, ish-Drejtori i Ansamblit Shtetëror Shqiptar të Këngëve dhe Valleve Popullore në Maqedoninë e Veriut, ka denoncuar heqjen e gjuhës shqipe nga tabelat e rrugëve.
Bëhet fjalë për tabelat në Bllacë, në kufi me Kosovën.
Tolaj shkruan në rrjetet sociale, se ky veprim na kujton dëbimin masiv të kosovarëve nga serbët drejt Bllace, vetëm “Severna” në atë kohë mungonte!
Postimi i Shkodran Tolaj:
“MOS NA E KUJTONI BLLACËN E VITIT 1999
Në Bllacë, në kufi me Kosovën, mbishkrimet e reja në maqedonisht, anglisht dhe frëngjisht. Në shqip JO. U kthyem në vitet e rënda kur baballarët tonë nuk guxonin të flisnin shqip në shkollë!
Po na kujtoni dëbimin masiv të kosovarëve nga serbët drejt Bllace, vetëm “Severna” në atë kohë mungonte!
Ndryshimi erdhi veç për të zezën e shqiptarëve! Çoni duart përpjetë kur nuk keni takat me mbrojt identitetin kombëtar!”, shkruan Shkodran Tolaj.