Mal i Zi

Sulmuan dhe kërcënuan një zyrtar malazez, e pësojnë keq 3 shqiptarët

Shkruar nga Liberale

Sulmuan dhe kërcënuan një zyrtar malazez, e pësojnë keq

Tre shqiptarë janë vënë në pranga nga policia malazeze e Tivarit pasi ata akuzohen se kanë sulmuar dhe kërcënuar një zyrtar lokal të Administratës Tatimore të Malit të Zi. Dejan Drashkoviç po largohej nga Tivari drejt vendit ku jeton, me një makinë me targa serbe.

Por në atë moment, tre shqiptarët kanë ndaluar para tij me një mjet “Marcedez benz” me targa italiane. Gjithashtu Drashkoviç ka deklaruar se shqiptarët kanë nisur ta fyejnë me fjalë të ndryshme në gjuhën shqipe duke u përpjekur ta provokonin.

“Nuk kam reaguar dhe nuk kam dashur të debatoj me ta në vend, sepse sigurisht që do të çonte në një incident më të rëndë sepse pranë nesh ishin tre makina të tjera me targa shqiptare. Kam thirrur policinë dhe kam raportuar se çfarë ka ndodhur, dhe pak më vonë në Herceg Novi kanë ndalur Mercedesin, shoferi i të cilit më sulmoi dhe më provokoi, i morën në paraburgim dhe ua dorëzuan kolegëve nga policia e Tivatit,” ka thënë Drashkoviq për Vjestin. Po ashtu 3 shqiptarët në paraburgim janë akuzuar për kërcënim të personit.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH