Policia e Malit të Zi ka bërë të ditur se ka identifikuar tre persona të dyshuar, të cilët sulmuan dhe dhunuan tre shtetasit shqiptarë në rrugën kryesore të qytetit të Zelenikës.
Drejtoria e Policisë ka njoftuar se sipas informacioneve që kanë, shkak i ngjarjes ka qenë një sherr në trafik, por pa dhënë detaje të tjera shtesë.
Sipas mediave, tre persona nga Herceg Novi dyshohen si autorë të sulmit fizik.
Shqiptarët që ranë pre e dhunës janë shtetasit: Klodian Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci. Ata kanë qenë duke lëvizur me një automjet me targa gjermane kur papritur janë sulmuar e dhunuar nga agresorët të cilëve deri më tani nuk u është zbuluar identiteti.