Pamje të paprecedenta janë regjistruar në veri të Kosovës, ku nënkryetarja e komunës së Leposaviçit shfaqet duke konsumuar kokainë.
Sipas medieve në Kosovë, Dragana Miletiq është filmuar në ambientet e brendshme të zyrës, si dhe në një nga tualetet e institucionit, teksa konsumon lëndën narkotike.
Po ashtu, ajo shfaqet teksa konsumon kokainë bashkë me një tjetër punonjës të komunës së Leposaviçit.
Miletiq shërben më objektin e komunës bashkë me një staf që është i përbërë nga serbë dhe shqiptarë dhe që udhëhiqet nga Lulzim Hetemi, i cili është edhe kryetari i kësaj komune.