Këshilli i Etikës është duke mbajtur seancën e pestë ku po dëshmon për herë të dytë, profesori në Fakultetin e Edukimit, Xhevat Krasniqi, i cili është akuzuar nga studentet për ngacmim seksual.
Sipas medieve kosovare, ai ka mohuar akuzat e studenteve për ngacmim seksual.
“Gjëra të tilla nuk bëhen nga ana ime”, mësohet të ketë thënë ai.
Krasniqi ka shtuar se “shprehjet janë shtrembëruar , nuk janë siç thonë studentet”.
“Shprehjet komplimentuese janë shpifje”, ka thënë Krasniqi gjatë seancës së sotme. Më tej ai ka deklaruar se gjithmonë u ka dhënë mundësi për provime studenteve.
“Si mund të hakmerrem unë ndaj studenteve, kur gjithmonë ja u kam dhënë mundësinë për provime, nëse shkoni në fakultete tjera nuk janë këto mundësi.”
“Asnjëherë nuk i kam detyru asgjë, akuza të mëdha kundër meje”, ka thënë Krasniqi.