Kosova

"Shqipëria e ka për detyrë të jetë avokate e mirë e Kosovës," deklarata e Begaj në Prishtinë

Shkruar nga Liberale

"Shqipëria e ka për detyrë të jetë avokate e

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj deklaron vedi unë e ka për detyrë të jetë avokate e mirë e Kosovës për njohje të reja dhe anëtarësime në organizata ndërkombëtare. 

Begaj ka folur në konferencë për media pas takimit në Prishtinë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. 

Marrëdhëniet midis dy shteteve unë nuk do ti quaja shumë të mira politikisht, por janë marrëdhënie sië duhet të jenë. Janë jashtëzakonisht të mira dhe vëllazërore. Është e rëndësishme që të punojmë për popullin tanë. Marrëdhëniet ekonomike duhet të zhvillohen. Politika jonë e jashtme është e linjëzuar me atë evropiane dhe euroatlantik. Shqipëria e ka për detyrë që të jetë avokate e mirë e Kosovës për njohje të reja dhe anëtarësime në organizata ndërkombëtare. Jam shpresë plotë që nesër do të kemi votim të suksesshëm në Këshillin e Evropës”, ka thënë Begaj. 
E presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen e thellë për Shqipërinë. 

“Kurrë nuk është e tepërt që ta shpreh mirënjohjen e thellë për gjithçka që Shqipëria ka bërë dhe po vazhdon të bëjë. Këto ditë Kosova po përballet me një sfidë të re siç është anëtarësimi në Këshillin e Evropës. Jemi te bekuar që në çdo hap të këtij procesi kemi pasur përkrahjen e fuqishme të Shqipërisë. Synimi ynë është integrimi i plotë në strukturat euroatlantike. Në këtë rrugë do të ndjekim shembullin e Shqipërisë. Jemi të bindur që kjo është rruga e vetme për ne. Asnjëherë nuk ka pasur alternativë tjetër”, tha Osmani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH