Kosova

Posedon dhjetëra mijëra euro në kriptovalutë, Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës DEKLARON PASURINË

Shkruar nga Liberale

Posedon dhjetëra mijëra euro në kriptovalutë, Kreu i

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë deklarimin e tij të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.


Krasniqi posedon një banesë e cila është në emër të tij, vlera e të cilës është rreth 120 mijë euro. Gjithashtu, ai ka deklaruar edhe një shtëpi, për të cilën ka thënë se është e përbashkët me familjarët, transmeton Telegrafi.

 

Te pasuria e paluajtshme, ai ka deklaruar se ka disa vepra arti, libra ( vlera e tyre 18 mijë ).

Krasniqi ka deklaruar se bashkëshortja e tij posedon një veturë, e cila kushton rreth 21 mijë euro.

Kreu i PDK-së, ka deklaruar edhe posedimin e kriptovalutave.


Ai posedon numër të madh të tyre, duke nisur nga Bitcoin, Ether, Binance Coin, Ether Classic, etj.

Krasniqi ka deklaruar se ka edhe mbi 3 mijë euro në një bankë, kurse bashkëshortja e tij mbi 32 mijë euro.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH