Kosova

Kosova shpall të mërkurën ditë zie, vra*sja e grave dhe vajzave ditët e fundit po trondit mbarë opinion publik shqiptar

Shkruar nga Liberale

Kosova shpall të mërkurën ditë zie, vra*sja e grave dhe

Dita e nesërme, e mërkura, kur data shënon 17 Prilli do të jetë ditë zie kombëtare në Kosovë. Vedimi është marrë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në nderim të vajzave dhe grave të vrara gjatë ditëve të fundit në Kosovës.

“Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë, por shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona!” shkruan mes të tjerash presidentja Osmani në vendimin e publikuar në Facebook. 

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm u vra një grua në Pejë nga një person që dyshohet se është bashkëshorti i saj.

Shkodran Nikqi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, tha se i dyshuari është arrestuar dhe se atij i është konfiskuar arma.

Vrasja në Pejë është rasti i dytë brenda katër ditësh në Kosovë ku gratë dyshohet se u vranë nga partnerët apo ish-partnerët e tyre.

Më 12 prill u vra një grua 21-vjeçare brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në qytetin juglindor të vendit, Ferizaj, ndërsa u plagos edhe vëllai i saj 15-vjeçar.

Një 36-vjeçar, që besohet se është ish-bashkëshorti i viktimës, është arrestuar dhe paraburgosur nga autoritetet si i dyshuari për vrasjen. Sakaq nga viti 2010 në Kosovë janë vrarë 57 gra, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH