Kosova

Baton Haxhiu parashikon se me çfarë do ballafaqohet Albin Kurti, tregon fuqinë dhe dobësinë më të madhe të tij

Shkruar nga Liberale

Baton Haxhiu parashikon se me çfarë do ballafaqohet Albin Kurti,

Deklaratat e Richard Grenell duke kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti kanë trazuar zgjedhjet në Kosovë. Duke qenë se jemi në prag të zgjedhjeve, emisioni “Opinion” ia kishte dedikuar puntatën e sotme kësaj teme.

Ndër të ftuarit ishte edhe analisti Baton Haxhiu, i cili mendon se me këtë deklaratë të Grenellit, Kurti e ka ngritur qëllimisht si një polemikë kundër tij për të treguar një fuqi të vet që përballet me SHBA-në. Por të njëjtën fuqi e sheh si dobësinë edhe më të madhe të Kurtit.

“Grenell habitshëm ka dhënë deklarata këto ditë, për arsye se e di shumë mirë që te një elektoral të ai 50% nuk është shumë i mirëpritur. Ai e di fort mirë. E di realitetin në Kosovë. Kurti qëllimisht e ka ngritur këtë polemikë kundër tij që ta tregojë njëfarë fuqie të vet [që përballet edhe me Amerikën]. Por realisht kjo fuqi e tij është dhe dobësia e tij më e madhe. Për arsye se pas disa ditësh do ballafaqohet me një të vërtetë. Edhe ai është ai emër, Richard Grenell. Ai është numrat”, tha Haxhiu.

Sipas analistit, deklaratat e Grenell nuk ndikojnë mbi rezultatin, por ai ka vendosur një kriter. Dhe ky kriter, sipas tij e madje edhe gazetarit Armand Shkullaku, ka të bëjë me faktin që më pas duke ditur qëndrimin amerikan asnjë parti nga opozita nuk bën koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.  

Baton Haxhiu: Nuk ndikon, por e ndikon marrjen e pushtetit të tjerëve. Nuk ndikon Grenell që ta vendosë që Kurti të marrë 1 apo 3% më pak. Grenell ka vendos një kriter.

Armand Shkullaku: Vendos që nëse opozita do të kishte ndonjë opsion për të bërë PDK-ja po themi koalicion me LVV, duke ditur qëndrimin amerikan nuk shkon asnjë njeri me Kurtin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH