Kryeministri Albin Kurti mbërriti në komunën veriore Zubin Potok, në vendin ku u sulmua me tritol një nga nyjet kryesore të infrastruktures së furnizimit me ujë dhe energji të Kosovës.
Kurti bëri të ditur se situata është rikthyer në normalitet në pak më shumë se 15% të kapaciteteve të saj ndërsa shtoi se nga kontrollet e policië janë arrestuar disa persona të lidhur me ngjarjen.
“Ka arrestime, dëshmi e prova materiale dhe të gjithë këta kriminelë e terroristë do të përballen me drejtësinë dhe fuqinë e ligjit të drejtë të Kosovë”, tha Kurti.
Kryeministri e drejtoi gishtin sërish nga fqinji verior duke thënë se një sulm i tillë nuk mund të bëhej nga persona të zakonshëm.
“Janë kryer nga profesionisë. Nuk ka mundëai që këtë që ta bëjnë qytetarë të zakonshëm dhe kapacitetin për këtë e ka vetëm Serbia”, deklaroi Kurti.
Shefi i qeverisë së Prishtinës e lidhi aktin kriminal në kanalin Ibër-Lepenc me sulmet e fundit të Rusisë ndaj infrastrukturës kritike të Ukrainës.
“Kundër Ukrainës në infrastrukturë kritike, posaçërisht në kapacitetet energjitike, të ngelen pa energji është e qartë se lufta hibride ka marrë hov dhe është bërë ajo që quhet lufta kinetike sepse po synohet dëmtimi i infrastrukturës kritike ku dëmi është maksimal, synuar në rastin e këtij sulmi”, deklaroi Kurti.
Pas ngjarjes mbrëmjen e së premtes, forcat ligjzbatuese të Kosovës shtuan praninë në zonën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe. Në afërsi të saj mbërritën forca të shtuara edhe të KFOR e EULEX.
Kanali i Ibër Lepenci koniderohet pikë kritike pasi furnizon me ujë disa qytete të Kosovës përmes Liqenit të Ujmanit, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termocentraleve të saj./vizionplus.tv