Kosova

Aksioner në biznes dhe trashëgimtar i disa pasurive! Ky është MINISTRI shqiptar më i pasur 

Shkruar nga Liberale

Aksioner në biznes dhe trashëgimtar i disa pasurive! Ky

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Sveçla llogaritet të jetë ministri më i pasur në Qeverinë Kurti 2.

Sipas medieve në Kosovë, ai ka deklaruar se ka një shtëpi të përbashkët që ka vlerë 600 mijë euro dhe po ashtu edhe një lokal në vlerë të 650 mijë eurove.

Ministri gjithashtu është aksionar me bashkëshorten e tij, në ordinancën stomatologjike “Dental Advanced Services, Dhomi”, i cili kap vlerën e 100 mijë eurove. Para të gatshme, Sveçla bashkë me gruan kanë deklaruar rreth 8,400 euro.

Ministri i Brendshëm ka edhe detyrime financiare ndaj bankave komerciale. Ai ka deklaruar se ka dy kredi për të shlyer, një në vlerë 15 mijë euro dhe një tjetër në vlerë 5 mijë euro.

Ndërsa ka deklaruar po ashtu një kredi në vlerë mbi 28 mijë euro për të shlyer në emër të gruas. Ndërsa pagën vjetore si ministër e ka deklaruar në vlerë 16 mijë e 630 euro, shkruajnë mediet kosovare.

Aksioner në biznes dhe trashëgimtar i disa pasurive! Ky

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH