Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha në një postim sot në platformën X se gjatë takimit të tij me zyrtarë ushtarakë ai përsëriti se Izraeli do të vazhdojë të godasë Hezbollahun me të gjitha forcat e tij dhe se nuk do të ketë armëpushim.
Në të njëjtën kohë, ushtria izraelite i kërkoi sot popullatës që të evakuojë zonat e periferive jugore të kryeqytetit libanez Bejrut, duke paralajmëruar sulme kundër lëvizjes shiite libaneze Hezbollah.
“Për sigurinë tuaj dhe të anëtarëve të familjes suaj, ju duhet t’i evakuoni menjëherë këto ndërtesa dhe fqinjët e tyre dhe duhet të lëvizni të paktën 500 metra larg”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite Avishai Andrai në një mesazh në gjuhën arabe të postuar në rrjetet sociale X.