Globi

Ukraina "sigurisht" do të marrë pjesë në çdo bisedim paqeje, thotë Rusia

Shkruar nga Liberale

Ukraina "sigurisht" do të marrë pjesë në

Ukraina "natyrisht" do të marrë pjesë në çdo negociatë për marrëveshjen e paqes, thotë Rusia, pasi Volodymyr Zelensky u shpreh më herët se Kievi nuk do të pranonte një marrëveshje të arritur pa përfshirjen e saj.

Donald Trump foli me Vladimir Putin të mërkurën përpara se të njoftonte se ata ranë dakord që bisedimet për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë mund të fillonin "menjëherë".

Mbi këtë çështje sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte dhe Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Pete Hegseth dolën në Bruksel në konferenë shtypi të njëpasnjëshme.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte gjithashtu këmbënguli, në daljen publike se Ukraina do të përfshihet në bisedime - duke thënë se Putini nuk duhet të përgatitet që të "rrëmbejë qoftë edhe një milje katror" të Ukrainës.

Rutte kur u pyet nëse beson se Putini dëshiron t'i japë fund luftës, tha se nuk e di se çfarë ka në mendjen e Putinit.

Ai shtoi se ka pasur shumë takime me presidentin rus dhe e përshkruan atë si një negociator të fortë, por edhe një person të paparashikueshëm.

Rutte thotë se nëse NATO dëshiron të arrijë një marrëveshje paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë, ajo duhet t'i drejtojë bisedimet në një mënyrë që Putini e di dhe të sigurohet se ai i kupton kushtet.

Më herët, Trump tha se tani ekzistonte një "mundësi e mirë" për t'i dhënë fund luftës.

Sekretari i tij i mbrojtjes, Pete Hegseth,  shpreh se negociatat do të përfshijnë elementë që as Moska dhe Kievi nuk i duan, pasi ai u kërkoi aleatëve të NATO-s në Bruksel të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen.

Hegseth foli edhe mbi pozicionin e SHBA-së se NATO duhet të rrisë investimet e saj në mbrojtje në 5%, dhe nëse kjo përfshin SHBA-në ose vetëm aleatët evropianë. SHBA aktualisht investon 3.4% në mbrojtje, sipas NATO-s. "Askush nuk mund ose nuk duhet të kundërshtojë shkallën e gatishmërisë së Amerikës për të investuar në sigurinë kombëtare", tha ai, duke shtuar se 3.4% është një investim "shumë i fuqishëm" që është më i madh se shumica e aleatëve të NATO-s.

Ai u thotë gazetarëve se SHBA ka konsideratat e veta buxhetore për të bërë dhe thotë se ndërsa SHBA do të vazhdojë të investojë, ai nuk mendon se "mosgatishmëria" e aleatëve të NATO-s për të investuar më shumë mund të hidhet poshtë. SHBA nuk mund të jetë një "garantues i përhershëm... Evropa duhet të shpenzojë më shumë", shtoi ai.

Për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kinës nën administratën Trump, Sekretari i Mbrojtjes thotë se dëshiron të ndërtojë ushtrinë më "vdekjeprurëse" të mundshme për të mbrojtur SHBA-në nga kërcënimet si agresioni kinez, por shtoi se Trump nuk "kërkon konflikt".

Rusia nisi një pushtim të plotë të Ukrainës në shkurt 2022, tetë vjet pasi aneksoi në mënyrë të njëanshme Krimenë.

Prej pushtimit lufta nuk është ndërprerë duke shkaktuar dëme të pallogaritshme financiare për të dyja palët. 

/Liberale.al/ 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH