Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur në ujërat grekë me emigratët ilegalë.
Mediat vendase raportojnë për mbytjen e një varke në ishullin Samos, ku deri në këto momente, raportohet për tre viktima.
Po ashtu, 25 persona të tjerë janë ende të zhdukur, teksa në bord ndodheshin 33 emigrantë.
Në operacionin e kërkim-shpëtimit janë përfshirë mjete dhe forca të ndryshme, ku përfshihen mjetet e patrullimit.
Në të njëjtën kohë, një helikopter i Forcave Ajrore po ndihmon në kërkimin nga ajri.
Përpjekjet e forcave të shpëtimit janë penguar nga kushtet e pafavorshme të motit zonë. Erërat nga veriperëndimi me fuqi 5-6 po vështirësojnë operacionet.