Përshtati për Liberale.al, Laert Miraku
Titaniku i Alpeve, një anije me avull e ruajtur në mënyrë të përsosur që u mbyt në 230 metra thellësi, më në fund është gati për t'u rikuperuar.
Në fund të liqenit të Konstancës është një anije që është mbiquajtur " Titaniku i Alpeve ". Ka rreth 90 vjet aty poshtë, tani po merret vendimi për ta rikthyer në sipërfaqe. Kjo është anija me avull "Säntis", 48 metra e gjatë dhe e aftë për të transportuar deri në 400 njerëz, e cila u fundos qëllimisht në vitin 1933, sepse u konsiderua e papërshtatshme për lundrim dhe do të ishte shumë e shtrenjtë. Tani kemi kuptuar se në thellësinë ku ndodhet, rreth 210 metra nga sipërfaqja, errësira dhe prania e pakët e oksigjenit në ato ujëra e kanë lënë anijen me avull të ruajtur jashtëzakonisht mirë dhe për këtë arsye po punohet për ta rikthyer në sipërfaqe.
E HARRUAR DERI NË VITIN 2013. Ndryshe nga Titaniku, pra, Säntis, e cila është më i vjetër se Titaniku që është vënë në punë 20 vjet para Titanikut, kjo anije e rrallë është i destinuar të rilindë. Autoritetet zvicerane i kanë dhënë leje Shoqatës së Shpëtimit të Anijeve për të kryer një operacion shpëtimi. Pavarësisht se mbeti e zhytur për gati 90 vjet, anija është ruajtur mirë falë errësirës, të ftohtit dhe përmbajtjes së ulët të oksigjenit të liqenit. Boja dhe shkrimi në anije mbeten çuditërisht të dukshme, një dëshmi e ruajtjes së saj të pabesueshme.
“Përmbytja” ndodhi kur u vendos që motorët me qymyr të zëvendësoheshin me motorë me naftë. Probleme të ndryshme, të shtuara nga një krizë ekonomike e periudhës, e bënë shumë të shtrenjtë për t'u mirëmbajtur dhe kështu kompania zvicerane e transportit, atëherë pronare e avullores, e çoi në mes të liqenit dhe vendosi ta fundoste. Ajo u ul atje në fund, e harruar deri në vitin 2013, kur një zhytje përcaktoi saktësisht pozicionin e saj. Trageti u ble më pas nga Shoqata e Rikuperimit të Anijeve Romanshorn dhe filloi mbledhja e fondeve për ta rikthyer në dritë.
NGJASHMËRITË ME TITANIKUN. Nuk ishte vetëm fundosja që i dha pseudonimin "Titaniku i Alpeve", por ashtu si Titaniku kishte një motor me tre cilindra dhe kur u fundos, rrëpira e tij u ngrit në ajër me flamurin lart. Operacioni i rikuperimit, megjithatë, duhet të bëhet në periudha të shkurtra, sepse rrënoja është e kërcënuar nga një specie pushtuese midhjesh, midhjet Quagga, e cila mbërriti në liqen rreth vitit 2016 dhe më pas u bë specie dominuese. Këto midhje mund të mbulonin shpejt të gjithë avulloren. Operacioni për nxjerrjen e Säntis në sipërfaqe pritet të fillojë në mars 2024 dhe pritet të ngrihet nëpërmjet një sërë balonash fryrës të vendosura brenda avullores.
Nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, fillimisht do të ngrihet në rreth 12 metra mbi sipërfaqe dhe më pas, në prill, do të ngrihet në ajër të hapur. Më pas do të dërgohet në kantierin detar Romanshorn aty pranë për t'u rinovuar.