Globi

Shpërthim zjarri në një lokal në Gjermani, tre të vdekur dhe 16 të plagosur

Shkruar nga Liberale
Shpërthim zjarri në një lokal në Gjermani, tre të

Të paktën tre persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën pas një shpërthimi zjarri në një kioskë në Dusseldorf, Gjermani, herët në mëngjesin e së enjtes, më 16 maj, njoftuan mediat lokale, duke cituar autoritetet e qytetit.

Shërbimi Zjarrfikës i Duseldorfit tha se dy nga 16 të plagosurit ishin në gjendje të rëndë.

Zjarri u përhap nga ambientet e lokalit anës rrugës në apartamentet sipër, tha shërbimi zjarrfikës. Disa njerëz duhej të shpëtoheshin nga ballkonet e ndërtesës. Shkaku i zjarrit është ende nën hetim

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH