Globi

Shkuan të ndihmonin të tjerët por u bie makina në përrua, gjenden trupat e babait dhe djalit të zhdukur

Shkruar nga Liberale

Shkuan të ndihmonin të tjerët por u bie makina në

Leone Francesco Nardon, 65 vjeç, dhe djali i tij Francesco, 34 vjeç, po shkonin në Valdagno për të dhënë ndihmën e tyre si vullnetarë, teksa u shpall gjendja e jashtëzakonshme

Trupat e dy personave të zhdukur, babë e bir , të cilët ranë me makinën e tyre në një gropë që u krijua të enjten në mbrëmje për shkak të motit të keq në urën në Valdagno (Vicenza), janë gjetur në pellgun e përmbytjeve Trissino ( Vicenza ). Makina u gëlltit në gropë dhe përfundoi në përroin Agno .

Duket se Leone Francesco Nardon, 65 vjeç dhe Francesco, 34 vjeç, po shkonin në Bashkinë e Valdagno për të dhënë ndihmën e tyre si vullnetarë në shpëtim, pasi morën lajmin për përmbytjet e shumta në bodrumet dhe katet e poshtme.

Kryebashkiaku i Venetos, Luca Zaia, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për komunat në provincat e Vicencës dhe Veronës, për shkak të dëmeve të shkaktuara nga vala e fundit e motit të keq. "Është një tragjedi e paimagjinueshme," tha Zaia, "ku toka u shemb nën këmbët e këtyre dy njerëzve, të cilët do të jepnin një dorë dhe nuk ishin kuriozë. Kjo valë reshjesh do të hyjë në histori për humbjen e dy jetëve njerëzore".

Rrëshqitja e dheut në Trento, evakuohen 14 persona Vala e motit të keq shkaktoi një rrëshqitje dheu në lagjen San Martino të Trentos. Rrëshqitja e dheut ka prekur një shtëpi. Si masë paraprake, 14 persona u evakuuan për t'u siguruar që zjarrfikësit të mund të kryenin operacione sigurie. Nuk raportohet për të lënduar por trafiku është bllokuar.

Për shkak të motit të keq që ka goditur Luginën e Aostës në ditët e fundit, mbi 6 mijë banorë kanë mbetur pa energji elektrike. Të dhënat janë siguruar nga Giorgio Pession, president dhe CEO i Deval, kompania që merret me shpërndarjen e energjisë elektrike në Luginën e Aosta. "Po punojmë shumë - tha ai - por ndërhyrjet kushtëzohen nga aksesueshmëria e vendeve. Në disa zona nuk kemi arritur ende. Po operojmë edhe me ndihmën e helikopterit. Situata më delikate është në Cogne ndërsa energjia është rikthyer në Valdigne, nga Courmayeur në La Thuile.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH