Globi

Shkenca bën revolucion, krijon testikujt artificialë në laborator

Shkruar nga Liberale

Shkenca bën revolucion, krijon testikujt artificialë në laborator

Arritja më e fundit në shkencë është rritja e testikujve artificialë në një pjatë laboratori, një risi që shkencëtarët mendojnë se mund të ndihmojë në trajtimin e infertilitetit te meshkujt.

Testikujt nuk funksionojnë ende tërësisht pasi nuk prodhojnë lëng spermatik, por kanë shumë tipare të njëjta strukturore dhe gjenetike me ata natyralë. Kjo do t’i ndihmojë shkencëtarët që të hulumtojnë problemet e infertilitetit te meshkujt dhe ndoshta t’i kurojnë përmes spermës artificiale.

“Ne po planifikojmë që të krijojmë organoide testikujsh dhe të shohim nëse mund të prodhohen spermatozoidë”, tha udhëheqësi i kërkimit në Bar Ilan University në Izrael, Nitzan Gonen.

Qelizat artificiale të spermatozoideve do duhet të kishin kopje gjenetike të një mashkulli që do rriteshin nga qelizat e tij staminale. Duke qenë se nuk ka një model laboratorik për të studiuar testikujt dhe problemet e infertilitetit, këtu hyjnë në lojë këto modele 3D në miniaturë.

Testikujt artificialë ishin fillimisht kampionë qelizash staminale të marra nga embrione ose minj të sapolindur. Qelizat staminale mund të kthehen në çfarëdo qelize organesh.

Ekipi i Gonen i vendosi kampionët në pjata laboratori dhe i stimuloi në lloje të ndryshme qelizash që ndërtojnë testikujt e miut. Ato u rritën për disa javë dhe shkencëtarët i ekzaminuan për të parë nëse zhvilloheshin njësoj si testikujt e një miu të rritur.

Rezultati nuk janë testikuj të mirëfilltë, por struktura që quhen “organoidë testikujsh” që do të thotë se janë versione më të vogla të organeve, me të njëjta lloje qelizash dhe sjellje të ngjashme të tyre.

Organoidet ngjasojnë me organet në fazën e zhvillimit embrional. Pas 8 javësh ose më shumë, ata shfaqën shenja që po hynin në fazën e mejozës kur testikujt nisin të prodhojnë qeliza spermatozoide.

Nga kjo rezultoi që këto organoide mund të përftoheshin vetëm nga minj të sapolindur ose embrione, por jo nga të rritur. Megjithatë, ata përmbanin strukturat kryesore për funksionimin normal të tyre.

Hapi i radhës për shkencëtarët është të kuptojnë nëse organoidet mund të prodhojnë qeliza spermatozoide dhe hormone si testosteroni. Gjithashtu ata duan të shohin nëse mund të krijojnë testikuj artificialë të ngjashëm të marra nga biopsitë e djemve në moshën e para pubertetit që do t’i nënshtrohen kimioterapisë. Synimi është krijimi i testikujve tërësisht artificialë nga qelizat staminale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH