Globi

Rrëzohet helikopteri në New York/ 6 viktima, 5 prej tyre anëtarë të një familjeje spanjolle

Shkruar nga Liberale

Rrëzohet helikopteri në New York/ 6 viktima, 5 prej tyre

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në New York. Një familje prej pesë turistësh spanjollë, përfshirë tre fëmijë, kanë humbur jetën pasi helikopteri që po i transportonte ata u rrëzua në Hudson. 

Një zëdhënës i bashkisë së Nju Jorkut identifikoi dy nga të vrarët si Agustin Escobar, një shef ekzekutiv i Siemens dhe Merce Camprubi Montal – që besohet të jetë gruaja e tij, raportoi NBC News.

Bashkë me 5 anëtarët e familjes u vra edhe piloti i helikopterit.

“Katër viktima u shpallën të vdekur në vendngjarje dhe dy të tjera u dërguan në spitalet e zonës lokale, ku fatkeqësisht të dy nderruan jete nga plagët,” tha policia.

Lesly Camacho, një punëtore në një restorant përgjatë lumit në Hoboken, tha se ajo pa helikopterin duke u rrotulluar në mënyrë të pakontrolluar përpara se të përplasej në ujë.

“Ishte një tufë tymi që dilte. Ai po rrotullohej shumë shpejt dhe u ul në ujë me shpejtesi dhe force,” tha ajo.

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams konfirmoi gjashtë vdekjet dhe tha se autoritetet besonin se turistët ishin nga Spanja.

 

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH