Në rrjetet sociale është publikuar një video ku disa robotë humanoidë me buzëqeshje të përhershme janë shfaqur në një zyrë duke bërë punë.
Klipi është publikuar nga një kompani e quajtur “1X” dhe tregon aftësitë e robotëve.
Kompani “1X” dizajnon androidë me qëllim që të përfitojë shoqëria, raporton “The Sun”.
“Që nga viti 2014, ne kemi ndërtuar androidë me siguri në radhë të parë, performancë të balancuar dhe sjellje të zgjuar. Misioni ynë është të krijojmë androidë që punojnë së bashku me njerëzit për të përmbushur kërkesat e botës për punë”, thuhet në mbishkrimin e videos së publikuar në rrjetet sociale.
Shumica e shikuesve që komentuan videon ishin të befasuar nga puna e robotëve.