Globi

Pas kërcënimit të tarifave për makinat elektrike, Kina heton importet ushqimore të BE-së

Shkruar nga Liberale

Pas kërcënimit të tarifave për makinat elektrike, Kina heton

Kina ka nisur një hetim për subvencione të paligjshme në lidhje me importin e mishit të derrit dhe produkteve të qumështit nga Bashkimi Evropian, njoftoi sot Ministria e Tregtisë në Pekin.

Hetimi “anti-dumping” (praktika e vendosjes së taksave të larta mbi importet) po shihet si një përgjigje ndaj tarifave ndëshkuese që BE-ja po shqyrton për automjetet elektrike të importuara nga Kina, pas një hetimi të BE-së për subvencionet ndaj kompanive kineze të automjeteve që dyshohet se po çrregullojnë konkurrencën në tregun evropian.

“Global Times” raportoi se po përgatiteshin prova për të nisur një hetim kundër subvencioneve për të dy kategoritë. “Produktet e destinuara për konsum njerëzor janë në qendër të hetimit”, tha Ministria e Tregtisë.

“Vitin e kaluar Kina importoi mish derri me vlerë 23,2 miliardë juanë (3,2 miliardë dollarë)”, sipas statistikave të doganave kineze. Autoritetet e BE-së thonë se shifra ishte shumë më e ulët në rreth 500 milionë dollarë.

Në janar, Ministria Kineze e Tregtisë tha se ishte duke hetuar importet e konjakut nga BE-ja, me prodhuesit francezë si objektivin kryesor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH