Një video e publikuar në mediet sociale, tregon momentin tronditës kur 58-vjeçarja Leticia Gonzalez Triplett u mbyt në një pishinë mëngjesin e Shkurtit të kaluar, ndërsa njerëzit e tjerë nuk bënë asgjë për ta ndihmuar.
Në video, Triplett shihet në cekëtinën e një pishine në një qendër sportive në Las Vegas, SHBA, kur papritmas filloi të kishte vështirësi të notonte.
Sipas medieve të huaja, 58-vjeçarja u përpoq për 25 minuta të shpëtonte veten nga mbytja në pishinë, ndërsa ajo që është akoma më tronditëse është se edhe pasi kishte dhënë frymën e fundit, aty po kalonin njerëzit, të pavëmendshëm për tragjedinë që kishte ndodhur.
I njëjti avokat ka deklaruar se vdekja e 58-vjeçares ka ardhur si pasojë e atakut kardiak dhe se një tragjedi e tillë nuk kishte ndodhur asnjëherë në qendrën sportive në fjalë.
NEW: U.S. Air Force veteran drowns in the shallow end of a Las Vegas pool after struggling to swim for around 25 minutes as others walk past her
— Unlimited L's (@unlimited_ls) July 17, 2024
Leticia Gonzales Triplett, 58, died on February 4 in the North Decatur Las Vegas Athletic Club’s (LVAC) swimming pool
Several people… pic.twitter.com/cRhZI5H3p0