Globi

Nuk ka shpresë për të mbijetuar/ Ja SHKAKU që dyshohet se shkaktoi aksidentin tragjik të avionit me 244 pasagjerë

Shkruar nga Liberale

Nuk ka shpresë për të mbijetuar/ Ja SHKAKU që dyshohet

Një avion i kompanisë “Air India” është rrëzuar sot pranë aeroportit të Ahmedabad, vetëm pak minuta pas ngritjes në fluturim me destinacion Londrën.

Fluturimi AI171, që ishte nisur drejt aeroportit Gatwick, pësoi aksident fatal duke shkaktuar një tragjedi të rëndë. Në bord ndodheshin 244 persona, përfshirë 232 pasagjerë, 10 anëtarë ekuipazhi dhe 2 pilotë.

Sipas raportimeve të medieve të huaja, avioni Boeing 787-8 Dreamliner u rrëzua mbi një konvikt mjekësh pranë aeroportit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe viktima të shumta, edhe pse bilanci i saktë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Sipas autoriteteve lokale, ekipet e emergjencës arritën menjëherë në vendngjarje dhe operacionet e kërkim-shpëtimit janë në vazhdim. Nuk janë raportuar probleme atmosferike në kohën e ngritjes së avionit, çka i ka shtyrë ekspertët të dyshojnë për një përplasje të shumëfishtë me shpendë si shkak të mundshëm të rrëzimit.

Eksperti i fluturimeve, Marco Chan, konfirmoi se moti ishte i mirë dhe nuk kishte faktorë klimatikë që do të ndikonin në incident. Ndërkohë, ish-piloti Saurabh Bhatnagar theksoi se një përplasje me shpendë mund të ketë dëmtuar të dy motorët, duke shkaktuar humbje të fuqisë së avionit menjëherë pas ngritjes. Piloti i avionit kishte dhënë sinjal emergjence “Mayday” para rrëzimit.

Analisti i aviacionit Sanjay Lazar shtoi se modeli Dreamliner nuk kishte histori problemesh serioze teknike, duke e bërë përplasjen me shpendë skenarin më të mundshëm.

Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të tragjedisë janë në zhvillim e sipër.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH