Globi

Një vit nga vdekja e Navalnyt, e veja e tij akuzon Putinin: Po fsheh të vërtetën

Shkruar nga Liberale

Një vit nga vdekja e Navalnyt, e veja e tij akuzon Putinin: Po fsheh

E veja e liderit të ndjerë të opozitës ruse, Alexei Navalny, ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, se po fshehë të vërtetën rreth vdekjes së tij në një koloni penale të Arktikut.

E veja e Navalny, Yulia Navalnya, ka akuzuar të dielën Putinin se po përpiqet të mbulojë shkaqet e vërteta të vdekjes së tij dhe se kishte fshirë kujtimin e burrit të saj të ndjerë, në një video të publikuar në përvjetorin e vdekjes së tij, raporton AP.

Autoritetet ruse kanë thënë se Navalny, i cili ka vdekur më 16 shkurt 2024, ka vdekur për shkaqe natyrore, një rritje e papritur e presionit të gjakut dhe sëmundje kronike.

Familja dhe aleatët e tij e kundërshtojnë këtë dhe këmbëngulin se ai është vrarë me urdhër të Kremlinit, akuza që zyrtarët e tij i mohojnë.

Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në funeralin e tij në Moskë më 1 mars, në një shfaqje të rrallë sfide në një vend ku çdo tubim në rrugë apo edhe protesta të vetme shpesh rezulton në arrestim të menjëhershëm.

Në një videoadresim, Navalnaya ka falënderuar rusët që e mbështetën atë dhe i kanë bërë nderimet e tyre në varrin e Navanlnyt në Moskë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH