Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Turqi, ku një zjarr i madh përfshiu një ndërtesë 13-katëshe në Diyarbakir, një qytet kryesisht kurd në Turqinë juglindore, teksa 4 persona humbën jetën, mes tyre 3 fëmijë.
Flakët përfshinë ndërtesën rreth orës 6:30 të pasdites së djeshme teksa më shumë se 30 persona u evakuuan nga ekipet e emergjëncës. Rreth 17 prej tyre përfunduan në spital, ndërsa 4 prej tyre, 3 fëmijë dhe nëna e tyre fatkeqësisht ndërruan jetë.
Bircan Çavdar 36 vjeç dhe 3 fëmijët e saj Yunus Emre 12 vjeç, Elif 10 vjeç dhe Zeynep 4 vjeç janë viktimat e kësaj ngjarje tronditëse.
Ndërkaq, autoritetet vendase ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me shkakun që ka shkakruar zjarrin e madh ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.