Globi

"Në sulmet e Izraelit ka më shumë viktima civile sesa terroristë", deklarata e fortë e Blinken

Shkruar nga Liberale

"Në sulmet e Izraelit ka më shumë viktima civile sesa

Më shumë se 35 mijë persona kanë vdekur deri tani nga sulmet izraelite në Gaza, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë e Hamasit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken denoncoi se ”ata që humbën jetën pas sulmeve të IDF në Rripin e Gazës ishin më shumë civilë sesa terroristë”.

Ndërkohë, Egjipti dhe Libia kanë njoftuar se do të mbështesin Afrikën e Jugut në akuzën për “gjenocid” të palestinezëve të paraqitur në Hagë kundër Izraelit.

Kajro, gjithnjë e më i shqetësuar nga lëvizjet izraelite në kufirin Rafah, e justifikoi zgjedhjen “në dritën e ashpërsisë dhe shtrirjes së përkeqësuar të sulmeve kundër civilëve palestinezë”.

”Izraeli ka njohuritë dhe mjetet për të reduktuar dëmin ndaj civilëve në operacionet e tij ushtarake. Rezultatet në terren, duke përfshirë numrin e lartë të viktimave civile, ngrenë dyshime thelbësore nëse IDF i përdori ato në mënyrë efektive në të gjitha rastet”, shtoi Blinken.

Sekretari i Shtetit nënvizoi se SHBA “nuk ka parë ende një plan të qartë dhe të besueshëm për të mbrojtur civilët në Rafah”, siç është kërkuar disa herë nga Uashingtoni.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH