Globi

ME FOTO/ Hyri me makinë mes turmës dhe plagosi 30 persona, ky është autori 24-vjeçar i sulmit në Mynih, azilkërkues afgan

Shkruar nga Liberale

ME FOTO/ Hyri me makinë mes turmës dhe plagosi 30 persona, ky

Një ngjarje e rëndë ndodhi një ditë parë në Mynih, Gjermani ku një makinë hyri mes turmës së njerëzve, duke lënë 30 persona të plagosur. 

Mes të plagosurve ishte dhe një fëmijë dyvjeçar, aktuialisht i shtruar në spital në gjendje shumë kritike për jetën. 

I dyshuari, një 24-vjeçar azilkërkues afgan, u arrestua dhe në rrjetet sociale është shpërndarë foto e tij.

ME FOTO/ Hyri me makinë mes turmës dhe plagosi 30 persona, ky

Sipas ministrit të Brendshëm bavarez Joachim Herrmann , 24-vjeçari kishte aplikuar më parë për azil. Në të kaluarën, ai kishte pasur probleme me autoritetet për vjedhje të vogla dhe përdorim të drogës, ndërsa punonte në një shërbim sigurie dhe në kohën e tij të lirë merrte pjesë në garat e bodybuilding.

Sipas Agjencisë Gjermane të Lajmeve (dpa), afgani kishte mbërritur në Gjermani në vitin 2016 si i mitur i pashoqëruar nëpërmjet Italisë, ndërsa kërkesa e tij për azil ishte refuzuar në shtator 2017. Ai ka apeluar vendimin e refuzimit në gjykatat gjermane, pa sukses.

Megjithatë, thuhet se ai ka marrë të leje tolerance nga Zyra Federale Gjermane për Migracionin dhe Refugjatët, që do të thotë se dëbimi i tij është pezulluar deri në vitin 2023, në atë moment ai ka marrë një leje qëndrimi dhe pune deri në prill 2025.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH