Globi

Ish-kryeministrja britanike Lizz Truss ZBULON për herë të parë se çfarë i tha Mbretëresha Elizabeta II, para se të ndërronte jetë

Shkruar nga Liberale

Ish-kryeministrja britanike Lizz Truss ZBULON për herë të

Ish-kryeministrja britanike Lizz Truss e cila mbajti këtë post për vetëm 49 ditë, ka rrëfyer në librin e saj të kujtimeve këshillat që i dha Mbretëresha Elizabeta e Dytë në takimin që ajo pati me të pak parase të ndërronte jetë. 

“Ndiq ritmin tënd dhe puno sipas tij”, më tha mbretëresha 96 vjeçare thotë Truss e cila tregon gjithashtu se nuk e mori parasysh këshillën  e mbretëreshës, shkruan The Guardian. 

Truss pasi mori mandatin prezantoi politika radikale te tregut të lire që rrëzuan ekonominë e vendit duke bërë që ajo të dorëhiqej vetëm 49 ditë pasi kishte marrë mandatin duke u bërë kështu edhe kryeministrja më jetëshkurtër në historinë e Britanisë.

Në librin “Dhjetë Vite për të Shpëtuar Perëndimin” që pritet të publikohet më 16 Prill, Truss shkruan se ndoshta për të do të kishte qenë më mire që të kishte dëgjuar mbretëreshën.

Mes të tjerash në këtë libër ajo ka rrëfyr edhe shqetësimin që pati menjëherë sapo takoi mbretëreshën në statut të vitit 2022në Kështjellën Balmoral të Skocisë, për shkak të shëndetit të saj.

Truss thotë se kaloi 20 minuta duke biseduar me ish-monarken britanike, nje bisedë e përqendruar mbi politikën. Ish-kryeministrja e Britanisë  shkruan se Mbretëresha Elizabeta e Dytë kishte tipare të mprehta në gjithçka. Ajo ka theksuar gjithashtu në librin e saj të kujtimeve, tronditjen e thellë që provoi kur Mbretëresha Elizabeta u nda nga jeta në Kohën që ajo sapo kishte marrë mandatin e kryeministres.

Lizz Truss thotë se nuk ishte përgatitur të përballej me diçka të tillë dhe ceremonia shtetërore e protokolli, ishte shumë larg zonës së saj të komfortit në kohën që ajo mbante postin. / Përgatti Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH