Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka vizituar sot në ishullin e Santorinit, në të cilin prej ditës vijojnë lëkundjet sizmike.
Prej ditësh ishulli grek po përjeton aktivitet të lartë sizmik, duke shkaktuar panik tek banorët, si dhe turistët e huaj.
Mbi 6 mijë banorë të ishullit braktisën shtëpitë e tyre dhe u larguan nga frika e tërmeteve të njëpasnjëshme.
Në vizitën e tij në ishull, kryeministri Mitsotakis është shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Civile, ku takoi fillimisht ekipin e zjarrfikësve, të cilët po qëndrojnë në gatishmëri në rast të çdo situate.
Dhe më pas, Mitsotakis do të shkojë në spitalin e ishullit ku do të takohet me forcat e tjera të emergjencave.