Globi

Flamuri kuqezi ngrihet në New York/ Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, kryebashkiaku vlerëson kontributin e shqiptarëve

Shkruar nga Liberale

Flamuri kuqezi ngrihet në New York/ Festohet 112-vjetori i

Me rastin e 112-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në New York është zhvilluar një ceremoni, në kujdesjen dhe praninë e kryebashkiakut Eric Adams.

Flamuri kuqezi ngrihet në New York/ Festohet 112-vjetori i

Adams vlerësuar kontributin e komunitetit shqiptar në Amerikë gjatë fjalës së tij, ndërsa mbante shallin kuqezi në qafë.

Flamuri kuqezi ngrihet në New York/ Festohet 112-vjetori i

Në faqen zyrtare të bashkisë së New York, shkruhet se eventi nxori në pah vlerësimin për diversitetin e qytetit që investon për të ardhmen e tij.

Flamuri kuqezi ngrihet në New York/ Festohet 112-vjetori i

Ndërkohë për këtë ka reaguar edhe ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, i cili thotë se ‘shqiptarët vazhdojnë të lartësojnë emrin dhe trashëgiminë tonë kombëtare, duke na bërë krenar kudo ku ndodhen’.

Flamuri kuqezi ngrihet në New York/ Festohet 112-vjetori i

Postimi i Bushatit: 

Ngritja e flamurit shqiptar me Eric Adams, kryetarin e Bashkisë së NYC, #ËallStreet, në mes të ‘kryeqytetit’ të botës.

Festat e Nëntorit janë një moment krenarie për çdo shqiptar, duke na kujtuar historinë dhe sakrificat tona për liri.????

Në këtë frymë, festuam #bashkë me komunitetin shqiptar në #USA & me personalitete si Imam Tahir Kukaj, Mark Gjonaj, Emina Çunmulaj, Fadil Berisha dhe Suela Janina, të cilët janë ambasadorë të shkëlqyer të kombit tonë.✨

Shqiptarët vazhdojnë të lartësojnë emrin dhe trashëgiminë tonë kombëtare, duke na bërë #krenar kudo ku ndodhen!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH