Pas tentativës për vetëvrasje në tetor 2022 pas një sulmi seksual, ajo mbeti paraplegjike
Gjyqtari i ka dhënë dritën jeshile eutanazisë për një vajzë 24-vjeçare, e cila e ka kërkuar kundër dëshirës së babait të saj. Në Spanjë po bën bujë beteja ligjore e Noelias (kështu quhet e reja), gjyqi i parë për eutanazinë në vendin iberik ku mundësia për të kërkuar këtë trajtim shëndetësor është bërë e drejtë që prej vitit 2021 me ligj. Gjyqi e vendosi vajzën 24-vjeçare, paraplegjike që nga viti 2022, kundër babait të saj, i cili kundërshton zgjedhjen e saj dhe mbështetet nga një shoqatë avokatësh të krishterë.
Vendimi i gjyqtares Irene Urbón i publikuar sot, më 17 mars, ka bërë histori në Spanjë. Magjistrati arriti në përfundimin se Noelia ka kapacitet të plotë për të vendosur vetë mbi jetën e saj dhe se babai i saj nuk ka të drejtë të veprojë në emër të saj. Prandaj konfirmon vendimin e marrë nga komiteti i etikës i Katalonjës, i cili në vitin 2024 miratoi kërkesën e të resë për eutanazi në përputhje me kërkesat e ligjit për eutanazinë.
Në kundërshtim me atë që pretenduan avokatët e babait të saj, Noelia "ruajti aftësinë për të marrë çdo lloj vendimi, duke përfshirë atë të kryerjes së eutanazisë", thuhet në vendim.
Vendimi u bazua në deklaratat e dhëna në gjyq nga shtatë mjekët dhe ekspertët që e ekzaminuan atë. Ekspertët nuk zbuluan asnjë proces depresiv, episode psikotike apo çrregullime të tjera të të menduarit. Çrregullimi i personalitetit kufitar, shpjeguan ata, "nuk është një sëmundje, por më tepër personaliteti i një personi". Tani shoqata e krishterë që mbron babain do të urdhërohet të paguajë shpenzimet ligjore.
Noelia është një vajzë 24-vjeçare e cila ka mbetur paraplegjike që nga viti 2022 pasi tentoi vetëvrasjen pas një sulmi seksual. Gruaja e re që atëherë ka kërkuar eutanazi, duke pretenduar se gjendja e saj e ekspozon atë ndaj vuajtjeve "të rënda, kronike dhe dobësuese". Aplikimi i saj u miratua në vitin 2024 nga një komision i etikës, i cili doli në përfundimin se Noelia vuan nga "varësia e rëndë" dhe "dhimbja dhe vuajtja kronike, dobësuese" që prek jetën e saj të përditshme, për këtë arsye ajo plotëson kërkesat e ligjit.
Vdekja mjekësore do të kryhej më 2 gusht 2024, por babai i vajzës apeloi në gjykatë duke kërkuar pezullimin urgjent të masës paraprake. Gjyqtari e pranoi kërkesën dhe gjykimi u zhvillua më 4 mars. Në gjykatë, vajza shprehu edhe një herë dëshirën e saj për t'iu drejtuar eutanazisë: "Çdo ditë është e tmerrshme dhe e dhimbshme", tha ajo, dhe se dhimbja "po bëhet gjithnjë e më e rëndë" dhe ditët duken "të përjetshme". Avokatët e Shoqatës së Juristëve të Krishterë që përfaqësojnë babain kanë argumentuar në vend të kësaj se e reja ka një çrregullim të personalitetit dhe nuk është në gjendje të marrë një vendim, duke thënë gjithashtu se ka ndryshuar mendje disa herë dhe duke sjellë si provë një fletë të shkruar me dorë të firmosur prej saj, në të cilën dukej se kishte dyshime për zgjedhjen e saj.
/Liberale.al/