Autoritetet në Ekuador kanë arrestuar katër persona në lidhje me sulmin e armatosur në një arenë ku po organizoheshin përleshje të gjelave, ku mbetën të vdekur 12 persona.
BBC shkruan se armë dhe uniforma ushtarake u sekuestruan në bastisjet policore në provincën veriperëndimore të Manabit të premten, një ditë pas sulmit në komunitetin rural të La Valencia.
Pamjet e sulmit, të shpërndara në rrjetet sociale, shfaqën persona të armatosur duke hyrë në ring dhe duke hapur zjarr, teksa spektatorët e tmerruar provonin të fshiheshin