Globi

Dy tërmete me magnitudë 4.8 e 4.7 Rihter në Amorgos/ Santorini vijon të lëkundet, njerëzit ikin nga vendi! Sizmiologët frikë për tërmet...

Shkruar nga Liberale

Dy tërmete me magnitudë 4.8 e 4.7 Rihter në Amorgos/ Santorini

Santorini vijon të lëkundet nga tërmet e herë pas hershme, të cilat kanë shkaktuar panik tek banorët dhe turistët të cilët kanë përshpejtuar planet e largimit nga vendi. 

Gjashtë tërmete midis orës 06:15 dhe 07:05 (me kohën lokale) janë regjistruar në Amorgos dhe Anafi mëngjesin e sotëm.

Dy tërmete me magnitudë 4.8 e 4.7 Rihter në Amorgos/ Santorini

Mediet në Greqi raportojnë për një tërmet i fortë me magnitudë  4.5 ballë të shkallës Rihter u regjistrua 14 km në juglindje të Arkesinit, Amorgos, me një thellësi fokale prej 5 km.

Në një njëjtën zonë u regjistrua edhe një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter.

Ndërkohë njerëzit vazhdojnë në largohen nga Santorini përmes ninjave ajrore, ndonëse çmimi i biletave është rritur dhe në numër të kufizuar gjithashtu.

Dy tërmete me magnitudë 4.8 e 4.7 Rihter në Amorgos/ Santorini

Herët në mëngjes, porti i ishullit ishte i mbushur me njerëz, pasi shumë familje prisnin të hipnin në anije për në Pire.

Sipas të dhënave të fundit, mbi 9 mijë persona (banorë dhe turistë) janë larguar nga ishulli.

Dy tërmete me magnitudë 4.8 e 4.7 Rihter në Amorgos/ Santorini

Kostas Papazachos, profesor i gjeofizikës, e përshkroi sekuencën sizmike midis Santorinit dhe Amorgos si “të vështirë”.

Në fakt, siç tha ai, sekuenca sizmike tregon ardhjen e një lëkundjeje më të fortë në ishull. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH