Globi

“Duam të ndalojmë vdekjet”/ Ndodh telefonata e shumëpritur Trump-Putin! Në fokus fundi i luftës në Ukrainë

Shkruar nga Liberale

“Duam të ndalojmë vdekjet”/ Ndodh telefonata e

Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike sot me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Pas telefonatës, republikani u shpreh se negociatat për Ukrainën do të fillojnë së shpejti, teksa thekoi se biseda me Putin ishte “e gjatë dhe produktive”.

Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, presidenti amerikan thotë se dy liderët diskutuan për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme, si dhe për Inteligjencën Artificiale (AI).

Trump shton se ai dhe Putin reflektuan mbi faktin se SHBA-ja dhe Rusia luftuan me sukses së bashku gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe që prisnin me padurim “përfitimin e madh që do të kemi një ditë duke punuar së bashku”.

Trump gjithashtu thotë se ranë dakord se duan të ndalojnë miliona vdekje që po ndodhin në Luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Ne ramë dakord të punojmë së bashku, shumë ngushtë, duke përfshirë vizitën e kombeve të njëri-tjetrit. Ne kemi rënë gjithashtu dakord që ekipet tona përkatëse të fillojnë menjëherë negociatat dhe do të fillojmë duke telefonuar Presidentin Volodymyr Zelensky, të Ukrainës, për ta informuar atë për bisedën, diçka që do të bëj tani”, shprehet ai.

Trump shton se ai ka udhëzuar një ekip, duke përfshirë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, për të udhëhequr negociatat.

“Dua të falënderoj Presidentin Putin për kohën dhe përpjekjen e tij në lidhje me këtë thirrje, dhe për lirimin, dje, të Marc Fogel, një njeriu të mrekullueshëm që personalisht e përshëndeta mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë. Besoj se kjo përpjekje do të çojë në një përfundim të suksesshëm, shpresojmë së shpejti!”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH