Globi

Dalin PAMJET/ Momenti kur qëllohet me armë zjarri në një shkollë në Suedi, njerëzit largohen të tmerruar!

Shkruar nga Liberale

Dalin PAMJET/ Momenti kur qëllohet me armë zjarri në një

Pesë persona janë qëlluar në një qendër edukimi për të rritur në Suedi.

Agjencia suedeze e lajmeve, TT, raportoi, pa specifikuar burimet, se sulmuesi ka bërë vetëvrasje. Policia ende nuk ka bërë një konfirmim.

Ndërkohë në rrjetet sociale, por edhe në mediat vendase janë publikuar disa pamje nga momenti kur kanë ndodhur të shtënat me armë zjarri.

Disa media raportojnë se ka edhe viktima, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar.

Qendra e edukimit për të rritur gjendet në qytetin Orebro, rreth 200 kilometra në perëndim të Stokholmit.

Shkolla, e quajtur Risbergska, ka student mbi moshën 20-vjeçare, sipas ueb-faqes të këtij institucioni arsimor.

Kjo shkollë ofron kurse të shkollës fillore dhe të mesme, kurse për gjuhën suedeze për emigrantët, trajnime profesionale dhe programe për personat me aftësi të kufizuara intelektuale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH