Globi

Besohej se ishte zhdukur më shumë se 100 vjet më parë, FOTOGRAFOHET kafsha e rrallë

Shkruar nga Liberale

Besohej se ishte zhdukur më shumë se 100 vjet më parë,

Pas më shumë se një shekulli që konsiderohej i zhdukur, një befasi ka ndodhur në Brazil: është raportuar rikthimi i tapirit të Amerikës së Jugut, një specie që dikur besohej se ishte zhdukur.

Kamerat e fshehura, të vendosura thellë në pyjet e dendur të Parkut Shtetëror Cunhambebe, zbuluan një pamje të jashtëzakonshme: jo një, as dy, por tre tapirë të Amerikës së Jugut.

Këto kafshë, të ngjashme me rinocerontët, u besua se ishin zhdukur që pas shfaqjes së fundit të regjistruar në vitin 1914 në Parkun Kombëtar Serra dos Órgãos, që ndodhet rreth 140 kilometra larg Cunhambebe. Pamjet dhe videot që u mblodhën nga Instituti Shtetëror i Mjedisit të Rio de Janeiro treguan se tre tapirë po kalonin nëpër park.

Besohej se ishte zhdukur më shumë se 100 vjet më parë,

Ky rikthim i tapirit, kafsha më e madhe që jeton në tokë në Amerikën e Jugut, ka ngazëllyer studiuesit, të cilët e konsiderojnë këtë shfaqje si një "shenjë inkurajuese" për ruajtjen e specieve të rrezikuara. Tapiri i Amerikës së Jugut, gjithashtu i njohur si tapiri brazilian, është një specie që ka mbijetuar për rreth 35 milionë vjet, por që tani është në rrezik të zhdukjes për shkak të urbanizimit, shkatërrimit të mjedisit dhe gjuetisë ilegale.

Besohej se ishte zhdukur më shumë se 100 vjet më parë,

Në habitatin e tij natyror, tapiri brazilian është një kafshë që i pëlqen lagështirën, është notues dhe gjithashtu ndihmon në përhapjen e farave të bimëve përmes ushqimit të tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH