Globi

Aeroporti më i madh në botë po ndërtohet në shkretëtirë

Shkruar nga Liberale

Aeroporti më i madh në botë po ndërtohet në

Ky aeroport krejt i ri "greenfield" rreth 20 milje në jugperëndim të qendrës së Dubait u krijua për t'u reaizuar, në një të ardhme jo aq të largët, më i madhi dhe më i ngarkuari në botë. 

Vizioni ishte dhe është ende për një mega-qendër futuristike, duke siguruar që roli i Emirateve të Bashkuara, si një nyje kryesore e ekonomisë globale, të mos hasë në probleme kapacitetesh së shpejti.

Dubai Airports, autoriteti i aeroportit që menaxhon si Dubai International (DXB), ashtu edhe aeroportin e ri, premton se kur të përfundojë Al Maktoum International, do të jetë në gjendje të trajtojë më shumë se 160 milionë pasagjerë në vit, si dhe 12 milionë ton mallra.

Për ta vënë këtë në perspektivë, kjo është gati 63 milionë udhëtarë më shumë se aeroporti aktual më i ngarkuar në botë, ai i Hartsfield–Jackson Atlanta International, i trajtuar në vitin 2022 dhe gati 100 milionë më shumë se Dubai International. DXB, tashmë është aeroporti më i ngarkuar në botë jashtë SHBA-së dhe porta kryesore ndërkombëtare e Dubait.

Aeroporti më i madh në botë po ndërtohet në

Aeroporti i së ardhmes

Shfaqja ajrore e fundit e Dubait, e mbajtur në një vend të ndërtuar me qëllim në Aeroportin Ndërkombëtar Al Maktoum në 2023, ofroi disa sugjerime intriguese për atë që do të presë DWC - dhe disa njohuri mbi strategjinë afatgjatë të Dubai Airports.

“Ne i kemi dhënë përparësi zgjerimit dhe investimeve në DXB për të përmbushur kërkesat dhe planet e klientëve tanë,” tha Paul Griffiths, CEO i Dubai Airports.

"Kjo do të vazhdojë derisa të mbulohet i gjithë kapaciteti i mundshëm."

"Plani është të maksimizojë kapacitetin aktual përmes "aplikimit të teknologjisë inovative dhe rinovimeve për të rimenduar përdorimin e hapësirës", tha Griffiths, duke shtuar 20 milionë pasagjerë të tjerë në kapacitetin aktual vjetor të DXB prej 100 milionë pasagjerësh.

“Ky zgjerim jo vetëm që do të akomodojë rritjen afatshkurtër, por gjithashtu do të na sigurojë kohë shtesë për të hartuar strategji për zgjerimin me faza të DWC. Parashikimet tona për pasagjerët për vitin 2023 janë 86.8 milionë, me projeksione prej 88.2 milionë dhe 93.8 milionë respektivisht për vitin 2024 dhe 2025”, shtoi ai./ Përshtati A.Mënalla/ Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH