Bota

Fatos Cenaj në gjendje kritike pas plagosjes në kokë/ Prokuroria italiane heton për vrasje të mbetur në tentativë

Shkruar nga Liberale.al

Fatos Cenaj në gjendje kritike pas plagosjes në kokë/ Prokuroria

Gjendja shëndetësore e 58-vjeçarit shqiptar, Fatos Cenaj, i cili u gjet i plagosur rëndë me një plumb në kokë në një fshat të Padovës, vijon të jetë e qëndrueshme por kritike për jetën.

Prokuroria e Padovës ka nisur një hetim për "vrasje të mbetur në tentativë", duke ndjekur një pistë të re hetimore. Fillimisht dyshohej se bëhej fjalë për një atentat nga një vrasës me pagesë, si pasojë e konflikteve të vjetra në Shqipëri, por hetimet po marrin një drejtim tjetër.

Një mjek ligjor do të caktohet për të analizuar natyrën e plagës dhe trajektoren e të shtënës. Sipas raportit mjekësor në spitalin ku Cenaj u shtrua me urgjencë, u zbuluan dy plagë – një hyrëse pas veshit dhe një dalje në pjesën e përparme të kokës. Plumbi ka kaluar nga poshtë lart, çka për hetuesit është një detaj me shumë rëndësi.

Gëzhoja nuk është gjetur në vendngjarje, gjë që e bën të paqartë llojin e armës së përdorur. Deri tani, nuk dihet nëse është përdorur një pistoletë apo një armë gjahu.

Policia dhe prokuroria po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që pista e hakmarrjes ende nuk është përjashtuar plotësisht. Familjarët e Cenajt janë njoftuar dhe pritet që të japin dëshmi për të ndihmuar hetimin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH