Ministri i Brendshëm i Hamasit është vrarë në sulmet izraelite në Gaza gjatë orëve të mbrëmjes.
Lajmi i vdekjes së gjeneralit Mahmud Abu Watfa, i cili drejtonte policinë dhe shërbimet e sigurisë së brendshme në Gaza u konfirmua nga dy burime islamike, shkruan Corriere.
Sipas raporteve të mediave në Gaza, viktima të tjera të sulmeve përfshijnë Issam Da'alis, një anëtar i byrosë politike të Hamasit në Gaza dhe kreu i komitetit të monitorimit të qeverisë, një pozicion afërsisht i barabartë me atë të kryeministrit.
Megjithatë, vdekja e Da'alis është përfolur që nga korriku i 2024-ës, megjithëse nuk ka pasur kurrë një konfirmim zyrtar nga ushtria izraelite (IDF) ose Hamasi.
Abu Ubaida Al-Jamassi, gjithashtu një anëtar i byrosë politike të Hamasit në Gaza dhe kreu i komitetit të urgjencës së Hamasit që drejtoi Gazën gjatë luftës, thuhet të jetë një tjetër viktimë e bastisjeve të natës, së bashku me Bahjat Abu Sultan, një zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme, i ngarkuar me forcat e sigurisë jashtë krahut të saj ushtarak.
Ahmed Al-Khatta, drejtor i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë të Hamasit, thuhet gjithashtu se u vra.