BE

Qytetarët i thonë ‘jo’ planit për dëbimin e emigrantëve

Shkruar nga Liberale

Qytetarët i thonë ‘jo’ planit për dëbimin e

Detajet e një plani të hartuar në mënyrë të fshehtë nga ekstremistët e djathtë në Gjermani për të dëbuar miliona emigrantë dhe pakica etnike nga vendi kanë çuar në mbajtjen e protestave në qytete të ndryshme të vendit.

Rreth 300 mijë persona sfiduan motin e acartë për të manifestuar në Hamburg, Frankfurt, Hanover, Kasel, Dortmund dhe lokalitete të tjera.

“E dija që nuk do të isha i vetëm. Por ka kaq shumë njerëz jo vetëm këtu në shesh por në të gjitha rrugët e Frankfurtit. Më bën të ndihem mirë fakti që jemi shumicë”-Meron Mendel, shef i Fondacionit “Memoriali i Anne Frank”, Frankfurt

Manifestuesit thanë se planet e diskutuara fshehurazi në Potsdam nga partia Alternativa për Gjermaninë dhe fraksioneve ekstremiste një sulm ndaj bazave të bashkekzistencës dhe bënë thirrje për një qëndresë aktive nga gjithë shoqëria.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH