Italia është tronditur nga dy vrasje makabre. Ngjarjet kanë ndodhur në zonën e Naro, Agrigento.
Sipas raportimit tē medieve italiane dy gra rumune u gjetën të pajeta në banesat e tyre, të cilat ndodheshin afër njëra-tjetrës.
Trupi i 57-vjeçares, Maria Russ, është gjetur i djegur. Zbulimi i viktimës u bë nga zjarrëfikësit, të cilët ishin njoftuar për një zjarr në banesën e gruas rumune.
Dhe pak minuta më pas, zjarrëfikësit gjetën edhe trupin e pajetë të 58-vjeçares Delia Zarniscu, mes një pellgu me gjak.
Karabinierët e Naro dhe departamenti i operacioneve të Agrigento po vijojnë hetimet, ndërsa nga të dhënat paraprake, mund të bëhet fjalë për një vrasje të dyfishtë, pasi shtëpitë ndodhen pranë njëra-tjetrës.