BE

Ndërtimi i kampeve të emigrantëve, Meloni: Duhen dhe pak javë të jenë perfektë

Shkruar nga Liberale
Ndërtimi i kampeve të emigrantëve, Meloni: Duhen dhe pak

Ndërtimi i kampit italian për emigrantët në Shqipëri është ende në vijim.

Kryeministrja Meloni njoftoi se plani për hapjen e qendrave të pritjes së emigrantëve është shtyrë sërish. Deklaratat ajo i bëri gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin britanik Keir Starmer.

Meloni tha se do duhen edhe disa javë që kampi të jetë perfekt.

“Ne jemi duke punuar për këtë projekt me seriozitet të jashtëzakonshëm. Do të duhen edhe disa javë që të jetë perfekt. Do të kisha preferuar që të fillonte më herët por ne i kemi sytë e botës të fokusuar tek kjo nismë. Nëse duhen pak më shumë ditë nuk më intereson”.

Kryeministrja italiane iu përgjigj dhe kritikave për ndërtimin e një kampi emigrantësh jashtë një vendi në juridiksionin e BE.

“Nuk i kam problem kritikat. Modeli që qeveria italiane ka projektuar si qendër për përpunimin e kërkesave për azil nën juridiksionin italian dhe europian në një vend të huaj nuk ishte provuar më parë. Nëse funksionon, dhe besoj se do të funksionojë, të gjithë do të kuptojnë se ekziston një mënyrë edhe për elementin e frenimit të grupeve kriminale”, theksoi ajo.

Marrëveshja për emigrantët mes qeverisë shqiptare dhe italiane ka zgjuar interesin e qeverisë britanike, e cila kërkon që të kopjojë modelin italian për të zgjidhur problematikat e emigracionit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH