Një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë.
Qendra Euro-Mesdhetare Sizmiologjike, vlerëson se thellësia e tërmetit ishte 10 kilometra, ndërsa epiqendra e lëkundjeve është regjistruar në zonën detare pranë Lasithit, në jug të Kretës.
Lëkundjet janë ndjerë në një pjesë të madhe të Kretës juglindore.
Aktualisht nuk raportohet për dëme materiale, apo të lënduar. Theksojmë se ishulli i Kretës është një zonë aktive për sa i përket lëkundjeve sizmike.