BE

Dalin pamjet e kryeministrit sllovak të plagosur (VIDEO)

Shkruar nga Liberale

Dalin pamjet e kryeministrit sllovak të plagosur (VIDEO)

Janë publikuar pamjet e kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico të plagosur, pas momentit kur ai u qëlluar me armë zjarri nga një qytetar.

Në video shihet momenti kur kryeministri merret nga forcat e sigurisë dhe futet në makinën kryeministrore ndërsa ata që ndodheshin përreth duken të alarmuar.

Ngjarja ndodhi përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë. Handlova është rreth 180 km (112 milje) në veri-lindje të kryeqytetit Bratislavë.

Sipas gazetarëve në vendngjarje janë dëgjuar disa të shtëna.

Kryeministri sllovak Robert Fico u dërgua me urgjencë në spital dhe nuk dihet ende gjendja e tij, teksa i dyshuari u arrestua menjëherë nga Policia.

Ende nuk dihet identiteti i të arrestuarit dhe motivet pse ai qëlloi me armë zjarri ndaj kryeministrit sllovak.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH