Politikë

Boçi: Çështje e "vulës" nul, stisje e Ramës për të larguar vëmendjen

Shkruar nga Liberale
Boçi: Çështje e "vulës" nul, stisje e

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi  deklaroi se kjo qeveri nuk mund të rrëzohet vetëm me votë.

Duke komentuar për protestat e opozitës të cilat i kanë cilësuar si revolucion demokratik, Boçi tha në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV, se ato janë reagimi i një shoqërie për të ndryshuar këtë kurs qeverisje. Sipas tij, regjimet nuk rrëzohen nga rrotacioni politik, por duhet një lëvizje e thellë shoqërore.

“Mendoj si Berisha se Rama nuk rrëzohet me vota. Kjo është analiza ime politike dhe nga analiza e parashtruar dhe këtu në këtë studio, rrëzimi nga pushteti i Ramës nuk reëalizohet dot vetëm me vota, por duhet një angazhim politik, social që Berisha e konsideron revolucion paqësor”, tha Boçi.

“Regjimet nuk rrëzohen nga rrotacioni politik, por duhet një lëvizje e thellë shoqërore. Revolucioni demokratik është ndryshim thelbësor i një sistemi sepse sot ne jemi në një sistem korruptiv dhe kjo nuk bëhet vetëm me votë por duhet një reagim i thellë politik dhe shoqëror. Nëse qeverisja shkon kundër interesave kombëtare shoqërore etj duhet ndërruar sepse mekanizmi është vrarë, vota është korruptuar”, shtoi ai.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH